Report TV - Zjarri në magazinë në Tiranë dyshohet i qëllimshëm, dëmi 5 mln euro

Report TV 2018-05-12

Views 1

TIRANE- Zjarri te një magazinë për matriale elektrike në Tiranë, dyshohet se është vendosur qëllimisht nga persona ende të paindentifikuar. Policia dyshon se në sektorin e abazhureve brenda kësaj magazine, një person ka vendosur qëllimisht zjarrin, për të dëmtuar këtë biznes.

Policia po vijon hetimet dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, në zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë këto janë pamjet brenda magazinës, ku duket se gjithçka është shkatërruar.

Brenda magazinës mendohet se ka pasur materiale me vlerë më shumë se 5 milionë euro, por vijon të bëhet inventari i pajisjeve që janë djegur. Në magazinë, janë djegur trapan, abazhurë si dhe qindra pajisje të tjerë elektrike. Gjithashtu janë djegur edhe zyrat e pronarit dhe punonjësit të kësaj magazine. Ky biznes ishte distributor e një kompanie gjermane dhe është në pronësi të Kliti Nanos, djalit të ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Share This Video


Download

  
Report form