Zjarri tek çerdhja në 'Ali Demi', i qëllimshëm! Goxhaj: E njëjta gjë dhe tek ish-Blloku

Report TV 2018-08-23

Views 1

Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, konfirmon se zjarri që ra në çerdhen nr 14 në ?Ali Demi? në 16 gusht, ishte i qëllimshëm. Sipas drejtorisë, nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur disa kuti të djegura, ndërsa në anën verilindore të ambientit, u gjet një shkallë e cila përdoret si skelë dhe xhami ishte i thyer.

Këto kanë qenë sipas drejtorisë së Zjarrfikësve, tre detajet e reja që vijnë nga zjarri në çerdhe. Sipas të dhënave nga vendngjarja, tubi i gazit është prerë. Më 16 gusht, çerdhja nr 14 në Ali Demi u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale.

Në një lidhje direkte për Report Tv, kreu i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, ka thënë se që në fillim, shërbimi zjarrfikës kishte të dhëna se zjarri ishte i qëllimshëm por po pritej përfundimi i ekspertizës. Sipas Goxhajt, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me çerdhen nr 16.

Pas çerdhes nr 14, një zjarr ra edhe tek çerdhja nr 16 pranë njësisë nr 5, në rrugën ?Nikolla Tupe? në zonën e ish-bllokut, dy ditë më parë. Zjarri edhe në këtë çerdhe dyshohet se është i qëllimshëm, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për autorët e mundshëm të vënies së flakës.

Share This Video


Download

  
Report form