"Abone dhe para nga buxheti per banoret prane Rruges se Kombit"

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Qeveria ka nisur punën për të negociuar me koncesionarin zbritjen e tarifës për përdouruesit e shpeshtë të Rrugës së Kombit, ulje që do të bëhet edhe për tregtarët. Ministri Damian Gjiknuri tha se përtej tarifës që do të përgatisë firma për këtë kategori, buxheti i shtetit do të mbulojë edhe zbritje më të mëdha për njerzit që jetojnë në këto zona. Ai sqaroi se koha 2-mujore që do të kërkojë ngritja e stacionit të pagesës do të mjaftojë për të bërë politikat e duhura për shtresat e popullatës që preken, ku dhe pranoi se duke qënë se ishte një kontratë e re në këtë lloj janë përballur me problematika që nuk ishin parashikuar.

Gjiknuri tregoi historikun e koncesionit të mirëmbajtjes së kësaj rruge, ku edhe në rangun politik i bëri thirrje opozitës që të tërhiqet nga akuzat dhe protestat. Ai tregoi disa dokumente të konsulentit IFC dhe skenarët e tarifës që propozoheshin në atë kohë.

Ndërsa përgjegjësinë kryesore për konsultimet me popullsinë e asaj zone, ai ia ngarkoi dy ish-ministrave të LSI. Vlera e tarifës nuk do të ndryshojë, e po ashtu nuk do të ketë përjashtime për zonat përgjatë rrugës për të mos paguar fare. Kjo sipas Gjiknurit është e panegociueshme.

Sipas një studimi të Bankës Botërore vlera e mirëmbajtjes për 5 vjet të 3900 kilomtrave akse komëbtare arrin në 320 milionë Euro, ndërsa për 114 kilometrat e rrugës Milot ? Morinë, tha Gjinuri, kushtet specifike dhe tuneli i saj kanë një kosto mirëmbajtje prej 5.3 milionë Euro në vit, por brenda kontratës është parashikuar edhe investimi për përfundimin e plotë të veprës. Ministri tha se ARRSH po investon për të rregulluar rrugët dytësore e ndërsa ritheksoi edhe njëherë që dëmi i shkaktuar nga protestuesit në sheshin e pagesës së taksës arrin në disa milionë Euro e se do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Share This Video


Download

  
Report form