Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një konflikt pronësie ka përfunduar me plagosjen e ish-kryetarit të fshatit Rehovë në Poliçan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të paradites së sotme.
Shtetasi Fatmir Cenaj, 58 vjeç ka plagosur me armë zjarri për motive pronësie, ish-kryetarin e fshatit shtetasin J.B.
Menjëherë shërbimet e policisë organizuan punën dhe fal veprimeve të shpejta bënë kapjen dhe arrestimin në kohë rekord të autorit i cili ishte fshehur në kodrat e fshatit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Ndërkohë i plagosuri është transportuar me helikopter për në Spitalin Ushtarak Tiranë, për ndihmë mjeksore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konflikti-pronen-58-vjecari-plagos-me-automatik-ish-kryetarin-e-fshatit