#tvora #rtvoranews
Jetmira Hasani është ekzekutuar pasditen e sotme nga kunati i saj, Agron Tanushi brenda banesës së saj në zonën e Bathores në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 pas një sherri mes viktimës dhe autorit, i cili 3 ka qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se, shkak për ngjarjen mësohet se është bërë konflikti për pronën që ekzistonte prej të paktën 3 vitesh. Sherri ka nisur pas divorcit të viktimës me bashkëshortin që jeton në Greqi, ndërsa ajo ka vijuar të jetojë në banesën e saj.
Kjo sipas burimeve mësohet se, nuk është pranuar nga kunati i cili pas debateve të njëpasnjëshme ka kryer dhe ekzekutimin e gruas.
Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është vënë në kërkim të tij. Forca të shumta policie kanë kryer kontrolle për lokalizimin e Tanushit por ende pa rezultate konkrete.
Në vendin e ngjarjes jane kryer verifikime dhe nuk është gjetur arma e krimit, të cilën autori e ka marrë me vete gjatë momentit të largimit.
Hetuesit kanë marrë në pyetje dhe familjare të tjerë dhe dëshmitarë, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vrau-kunaten-pas-konfliktit-per-pronen-zbulohen-detaje-te-reja-nga-krimi-ne-bathore/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv