TIRANE-Përçahet opozita. Pavarësisht mbledhjes së përbashkët mbrëmë të dy grupeve parlamentare dhe vendimit për mosbindje civile, PD dhe LSI nuk janë të unifikuar në qëndrimin e tyre. Opozita nuk ka një vendim për bojkot të komisioneve parlamentare, por nga deputetët e PD ishin vetëm dy, Halim Kosova dhe Rudina Hajdari, ndërsa të tjerët ishin në protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
?Patjetër që do të marr pjesë në mbledhje komisioni?
Deklaroi Halim Kosova
Ndërkohë që të gjithë deputetët e LSI kanë vijuar normalisht punën në komisionet parlamentare të Kuvendit. Por, përpos faktit që kanë marrë pjesë në komisione, deputeti i LSI, Robert Bitri në një prononcim për Report Tv është shprehur kundër vendimit të përbashkët PD dhe LSI për mosbindje civile.
?Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë sime dhe nuk jam dakord për mosbindje civile?
Deklarata e deputetit të LSI, Bitri
Pas arrestimit të 23 personave për protestën e dhunshme në Rrugë