Ora News - Vendimi i opozitës PD-LSI: Mosbindje civile kundër qeverisë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita e bashkuar ka vendosur në mënyrë unanime mosbindjen civile si formë protestë kundër qeverisë.

Pas mbledhjes së përbashkët të grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi njoftuan se organizimi i aksionit opozitar do të fillojë që prej mbrëmjes së hënë.

Basha: Ne kemi patur një takim të zgjeruar të opozitës parlamentare dhe të strukturave drejtuese të të gjithë partive opozitare në Shqipëri dhe kemi dalë me një vendim unanim; në krah të qytetarëve shqiptarë është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama. Ndaj ky është një vendim unanim i opozitës e cila nis që sonte organizimin për të bërë realitet mosbindjen qytetare, në krah të qytetarëve duke nisur me mospagesat e taksave të rritura nga Rama dhe duke vazhduar me të gjitha format dhe mënyrat e tjera të mosbindjes qytetare.

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi theksoi se aksioni i opozitës synon të largojë duart e kryeministrit nga xhepat e qytetarëve.

Kryemadhi: Mosbindja qytetare për taksat do të thotë të heqësh dorën e Ramës nga xhepi i shqiptarëve, do të thotë të heqësh litarin nga qafa e qytetarëve. Duke u mbyllur gojën mediave dhe të varfërve, Rama po instalon diktaturën e drogës. 23 të burgosur janë heronj, që na dhanë mësim edhe ne opozitës. Rama me fjalor rrugaçi i fyeu, gjë që deri më sot nuk ka guxuar kush ta bëjë për shqiptarët.

Mësohet se ideja e mosbindjes civile dhe përshkallëzimit të protestave antiqeveritare është mbështetur gjatë takimit të opozitës edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burime-nga-pd-po-diskutohet-mbajtja-e-nje-proteste-masive

Share This Video


Download

  
Report form