Jemi në fillim të muajit dhe për të gjithë të apasionuari pas parashikimit të yjeve mund të ndjekin astrologun Meri Shehu për të mësyar se çfarë rezervon fati për ta.
Meri shehu ishte e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku tha se Prilli do të jetë një muaj i qetë krahasuar me muajin që sapo lam pas.
?Një muaji Mars të lodhshëm do t?ia zërë vendin Prilli, një muaj i këndshëm, më i qetë dhe më i sigurt, kjo për faktin se planeti Afërditë do na japë siguri në aspektin emocional dhe ekonomik. Deri në mes të Prillit do të kemi debate të cilat duhet ti shmangim për ti bërë gjërat më pak të vështira?, tha Shehu.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12-Peshqit. Do kenë keqkuptime deri në mes të Prillit, por më pas do marrin forcë miqësitë dhe dashuritë. Mesi i dytë i Prillit do të jetë më i kënaqshëm.
11. Virgjeresha.Do të ekspozohen para disa energjive jo komode për ta, në çështjet ekonomike dhe në sqarime me partnerë në biznes apo çift. Do harxhojnë pak energji, pak me debate në 10-ditëshin e parë të këtij muaji.
10. Bricjapi. Mund të themi që duhet të jenë të vëmendshëm me familjarët dhe në çështjet e pronësisë, vonesa të cilat do ti sjellin pak vështirësi. Pas datës 20 Prilli premton për ta. Do ndryshojnë shtëpi dhe do merren me mobilime.
9. Gaforrja. Fundi i muajit do ti gjej shumë romantikë dhe të dashuruar, mund të marrin një lajm të mirë nga planet. Duhet të presin fundin e Prillit që gjërat të qartësohen dhe të bëhen më serioze. Ajo që duhet të kenë kujdes janë debatet me eprorët që mund ti lodhin gaforret të cilat mund të kenë edhe ndryshime pune.
8. Luani. Janë në një pozicion komod deri këtu, por energjia e hënës së re në dash do ti japë shumë forcë për të bërë ndryshime të mëdha radikale. Përballjet derisa të lëhtësohen këto gjëra do të jenë të forta. Do të kenë avantazhe në shumë fusha, plus që mund të vlerësohen më shumë apo ndonjë rritje page.
7. Binjakët. Janë në këtë pozicion sepse Afërdita futet në shenjën e tyre. Të gjitha skandalet që kanë përjetuar ndoshta do ti shpërblehen. Duhet të jenë të vëmendshëm sepse keqkuptimet dhe skandalet mund ti shoqërojnë. Në emër të fitimit ata mund të kenë edhe humbje, por do ta marrin veten në fund të Prillit.
6. Shigjetari. Përveç keqkuptimeve çdo gjë do të shkojë mirë. Do të ketë vlerësime në lidhje me punën dhe karrierën. Do të ketë edhe shpenzime të tepërta, nese do bëjnë blerje duhet të kenë shumë kujdes.
5. Ujori. Janë në këtë pozicion sepse do të zbulojnë marrëveshje të fshehta që mund të thuren në kurriz të tyre apo edhe të të tjerëve. Mund të bëhen pak më sociale dhe kjo do ti ndihmojë për të zënë një punë më të mirë dhe paqja dhe dashuria do të afrohen në jetën e tyre.
4. Peshorja. Iu jepet mundësia për lidhje të reja apo bashkëpunime të reja. Mund të kemi një fejesë apo martesë, do të kenë vendimmarrje shumë të rëndësishme në jetën e tyre.
3. Akrepi. Afërdita do jetë përballë shenjës së tyre dhe ato do të kenë bashkë...