Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN;
Meri Shehu - Astrologe
Jemi në fillimin e muajit Mars. Edhe pse nga temperaturat nuk duket, jemi zyrtarisht në prag Pranvere. Fillimi i një stine të re sjell dhe ndryshime në lëvizjen e yjeve dhe planeteve. Por se si do të ndikojnë ato në jetët tona do të na e thotë astrologia Meri Shehu. E ftuar në studion e ?Rudina?, Shehu tha se peshqit, binjakët, shigjetarët duhet të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm. Është një ditë shumë e mirë sot për ta dhe mund të vendosin gjëra shumë të mira.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12-Peshorja: Fillojnë me një lloj ngadalësimi në çështjet e tyre dhe do të kenë disa pengesa. Ata sikur vihen në përballje, do të kenë hënë të plotë në shenjën e tyre, por nuk do të jetë shumë pozitive.
11-Binjakët: Hëna e plotë nesër i nxjerr të zbuluar. Deri në mes të Marsit do të jenë në qendër të bisedave të të tjerëve, ata do të kenë periudhë delikate. Hëna e re në datë 13 mund të japë një fillim të ri për ta.
10-Demi: Hëna e plotë në Virgjëreshë, ju jep një mundësi të mirë për njohje, por pas datës 7 fillojnë pengesat dhe ngatërresat. Çështjet e punës së tyre do të komplikohen në fund të Marsit.
9-Gaforrja: Është në këtë pozicion, sepse do jenë në katërkëndësh. Duhet të jenë vigjilentë në marrëdhënie me të tjerët. Do të bëhen pre e kritikave të forta për çështje pune. Zakonisht Gaforret kanë inatë dhe e përdorin të parin. Nëse përdorin diplomacinë do të mund të marrin një pozicion të mirë.
8-Luani: Kanë fillimin e Marsit shumë të mirë, do të kenë udhëtime, kontakte me jashtë, etj. Në një çështje ekonomike duhet të kenë kujdes. Hëna e re është e bukur në mes të Marsit, por për Luanët sjell difiçit nga ana shpirtërore.
7-Bricjapi: Është në këtë pozicion pasi në 17 Mars do të kenë një komplikim në jetën personale. Mesi i Marsit i ftoh dhe nëse janë në krizë, në mes të Marsit mund të bëjnë një ndarje.
6-Peshqit: Mund të bëhen pjesë e një loje që nuk e kanë kuptuar, ose duan të jenë pjesë e saj. Me qetësi duhet të shikojnë edhe çështjet ekonomike.
5-Ujori: Nuk do të preket negativisht. Me pak vështirësi do të gjejë dashurinë. Fjala luftë ngelet në kontekstin e tyre dhe në fund të Marsit premtohet një moment erotik për ta.
4-Akrepi: Do të ketë ditë të mira, mesi i Marsit do të jetë fatlum për ta. Do të ketë goditje nga ana personale dhe pak vështirësi me punën.
3-Virgjëresha: Mund të bëhet pjesë e një njohje të suksesshme, por për dikë që bashkëpunon me ta nuk do të jetë e mirë. Fillime të reja punësh do të kenë në mes të Marsit.
2-Dashi: Pranvera për ta do të sjellë dashuri, udhëtime, paqe.
1-Shigjetari: Çështjet familjare dhe ekonomike do të jenë mirë. Do të kenë lajme të mira në karrierë, Hëna në Virgjëreshë i thërret për më shumë shkëlqim. Do të ketë nota optimiste, do të relaksohen me veten dhe do të bëjnë udhëtime.