Ora News - Bizneset e Spillesë: Në 2016 ishim plazh model, çfarë ndodhi?

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatorët turistikë që operojnë në plazhin e Spillësë, të mbështetur edhe nga banorët e zonës, kërkuan me anë të një proteste që qeveria të tërhiqet nga vendimi për shembjen e objekteve të ngritura përgjatë vijës bregdetare.

Ata shprehen se edhe pse kanë rinovuar kontratat, inspektorë të INUK i kanë lajmëruar për shëmbjen e lokaleve, bareve dhe restoranteve që ndërtuan dy vite më parë me pëlqimin e Ministrisë së Turizmit.

"Kemi shpenzuar shumë para, kursimet e jetës sonë. Ne 2016 i ndertuam dhe Ministria na pergezoi duke e konsideruar plazh model. Tani na vijne dhe thone ti prishim pasi duan te pastrojne vijen bregdetare. Jemi shumë të irrituar dhe duam të dëgjohet problemi ynë" thonë ata.

Sipas tyre, bëhet fjalë për rreth 40 objekte me strukturë druri të çmontueshme, sikurse e parashikon edhe ligji në zonat bregdetare.

Operatorët shprehen se ky vendim është absurd, pasi gjithçka po ndodh në prag të sezonit turistik veror dhe ata janë bërë gati për të pritur pushuesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bizneset-e-spillese-ne-2016-ishim-plazh-model-cfare-ndodhi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS