Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në ditën botërore të autizmit ka kërkuar më shumë vëmendje për fëmijët me çrregullime me probleme të neurozhvillimit.
Gjatë vizitës në Qendrën Kombëtare të Mirërritjes së fëmijë ministrja theksoi se shërbimet do të zgjerohen jo vetëm në këtë qendër por edhe në 6 qendrat rezidenciale dhe 3 qendrat ditore publike në Shqipëri, të cilat trajtojnë fëmijë me çrregullime të spektrit autik.
Manastirliu: Do të sjellim këtu ndryshime infrastrukturore të ndërthurura me zhvillimin në teknologji por edhe në mbështetjen e kapacitetit të stafit të kësaj qendre për të ofruar më shumë shërbime dhe për të ofruar shërbime të dedikuar.
Manastirliu u ndal dhe te pagesat që njihen si KEMP-i të cilat përfitohen nga fëmijët me autizëm dhe kujdestarët e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/manastiliu-rehabilitojme-qendren-e-mirerritjes-me-shume-vemendje-femijet-me-autizem