Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama i premtoi mësuesve se paga e tyre do të vazhdojë të rritet çdo vit. Në një pritje me rastin e festave të fundvitit, shefi i qeverisë shqiptare tha se paga e tij është padrejtësisht më e madhe se e mësuesve, por i garantoi ata se paga e tij nuk do të rritet, ndërsa e mësuesve do të rritet çdo vit.
Rama: Ne kemi në program rritjen e mëtejshme për pagave për mësuesit. Pagat e mësuesit janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ju jeni vetëm dëshmitarë. Një rritje që ka ardhur edhe nominalisht vitin e shkuar, por që ka ardhur qysh në fillim të mandatit tonë të parë me uljen e taksës mbi rrogën. Megjithatë ne jemi të vetëdishmë që është shumë më mirë seç ishte por është shumë pak seç duhet të jetë dhe për këtë arsye do vazhdojmë rritjen progresive për pagat e mësuesve.
Paga ime padrejtësisht është shumë më e madhe se e juaja. Këtë diferencë ne sëbashku do ta ngushtojmë. nuk ju premtoj se në fund të këtyre 4 viteve paga juaj do jetë shumë afër times, por mund tju premtoj këtë gjë, që e imja nuk do rritet, e juaja do rritet çdo vit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-pritje-me-mesuesit-paga-ime-padrejtesisht-me-e-madhe-se-e-juaja-ju-premtoj-rritje-cdo-vit