Shoqatat e bizneseve jane dakord me taksen e Rruges se Kombit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Shkatërrimi dhe djegia e investimit të koncesionarit të rrugës Durrës-Kukës është dënuar nga komuniteti i biznesit të madh. Një forum i disa shoqatave dhe dhomave të tregtisë i konsideroi aktet e dhunës së protestës të së shtunës si vandale.

Luan Bregasi, i cili është edhe Kryetar i Dhomës së Përbashkët Serbi-Shqipëri, tha se biznesi është dakord për vendosjen e taksës së kësaj rruge, njësoj siç funksionon në çdo vend të botës e se po negociohet me koncesionarin për të ulur tarifën për përdoruesit e shpeshtë.

Ata kërkuan të mos linçohen e të mos quhen oligarkë.

Faruk Kaba, si inxhinier dhe ish-bashkëpunëtor i projektit të rrugës së Kombit, tha se kostoja 5 euro nuk është e lartë për madhësinë që ka rruga.

Bizneset ranë dakord me kryeministrin se nisma për vendosjen e pagesës së kësaj rruge nuk pati informimin e duhur në publik. E vetmja shoqatë e cila kërkon rinegocimin e kontratës dhe zhvillimin e saj sipas një strategjie të përbashkët me Kosovën, ishte Konfindustria. Në një deklaratë për mediat ajo kërkoi distancim të akteve të dhunës, dhe uljen e kostove të mirëmbajtjes së saj duke i dhënë menaxhimin një kompanie për të dy akset.

Share This Video


Download

  
Report form