Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sherr banal për motive të dobëta mes dy të rinjve nën efektin e alkoolit përfundoi tragjikisht në fshatin Hot të Ri të Shkodrës.
Kolë Fermosi 28 vjeç gjeti vdekjen pasi u godit me thikë në afërsi të zemrës.
Ndonëse u dergua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres dhe u tentua ti jepej ndihma e specializuar nga mjekët, çdo gjë ka qenë e kotë pasi ai kishte humbur shumë gjak dhe nuk arriti të mbijetojë.
Shërbimet e policisë që shkuan në vendngjarje, arritën që falë veprimeve të shpejta hetimore të identifikojnë dhe arrestojnë si autor të dyshuar të kesaj ngjarje Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Dëshmitarë në vendngjarje i kanë treguar policisë së ato kanë qënë në trotuarin anësor të rrugës kur janë dëgjuar duke debatuar dhe më pas Shkambi ka marrë thikën duke e goditur, por grupi hetimor që vijon hetimet bën me dije se konflikti dhe ofendimet kanë nisur më herët por gjithçka është rënduar nga efekti i pijes.
Ndërkohë që i plagosuri kërkonte ndihmë të dergohej në spital, autori nuk është larguar nga vendngjarja dhe policia ka arritur ta arrestojë në pak minuta.
Njoftimi i policisë
Me datë 02.04.2018 rreth orës 00.30 në fshatin Hot, Shkodër, pas një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjete prerëse (thikë) shetasi K. F. 28 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarje, shtetasin:
Kristjan Shkambi, 27 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasje-ne-shkoder-i-riu-godet-me-thike-23-vjecarin-pas-nje-sherri-banal