Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 500 kg kanabis janë sekuestruar në Vlorë gjatë mbrëmjes së të shtunës, 31 mars 2018.
Lënda narkotike e paketuar në 30 pako u kap në një furgon në afërsi të brigjeve të Orikumit.
Policia gjithashtu ka sekuestruar dhe një gomone 8 metra të gjatë me 2 motorra të fuqishëm 350 kh, e cila dyshohej se do të përdorej për trafikimin e lëndës narkotike drejt Italisë.
Policia ka arrestuar 2 persona që po transportonin drogën me furgon dhe 3 të tjerë në gomone.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sekuestrohen-500-kg-kanabis-ne-vlore-2-te-arrestuar