Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 102 kilogram e 500 gram lëndë narkotike kanabis është sekuestruar në Vlorë gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë nga policia.
Lënda narkotike u gjet në një automjet që drejtohej nga 26 vjeçari Eraldo Canaj. Policia vuri në pranga këtë të fundit.
?Një tjetër rast operacioni i koduar ?Shigjetat? është finalizuar me sukses ditën e sotme nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e patrullave të Shigjetave, në DVP Vlorë.
Operacioni u finalizua në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur ?Kalaja?, ku shtetasit Eraldo Canaj, 26 vjeç, banues në Vlorë i janë sekuestruar në automjetin tip ? Polo? me targa AA 428 KC, një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 102 kg e 500 gram? informoi policia.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-rreth-103-kg-kanabis-ne-nje-automjet-arrestohet-drejtuesi/