Ora News - Dëmin do e paguajë buxheti, Rama: 5 euroshi për Rrugën e Kombit, i panegociueshëm

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dëmi që u shkaktua në rrugën e kombit nga protesta do paguhet nga buxheti i shtetit. Në një dalje për mediat, kryeministri i quajti vandalë ata që i vunë zjarrin pronës së përbashkët dhe tha se do të niste një fushatë informimi me qytetarët e Kukësit për ti komunikuar lehtësirat e përdoruesve të shpeshtë të rrugës dhe banorëve të zonës. Për gjithë të tjerët, taksa do të jetë 5 euro e panegociueshme.

Lufta ndaj dizinformimit për tarifën e Rrugës së Kombit, për kryeministrin Edi Rama fillon që nga dita e Pashkëve katolike. Edhe pse pranoi se qeveria nuk kishte bërë sa duhej për të informuar si duhej njerëzit, Rama u kujtoi qytetarëve se dëmi i shkaktuar nga protesta, do të paguhet nga buxheti i shtetit.
Rama: Të tërhiqesh nuk është asnjëherë e paudhë, në rast se duhet të tërhiqesh, por këtu s?ka asnjë tërheqje për të bërë, por ka thjesht nevojë për të luftuar dezinformimin që orkestrohet nga zjarrnxitësit e Tiranës dhe që për fat të keq gjen të gjitha kanalet hapur në pasqyrat mediatike të Tiranës. Ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që, sa për dijeni, do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët. Kështu që, në këtë fushatë dezinformimi, ku me dashje, apo pa dashje, të gjithë ju keni rolin tuaj, ne mund të kishim bërë më shumë, patjetër, për ta luftuar dezinformimin dhe në këtë fazë do përpiqemi të bëjmë atë që duhet, për të informuar si duhet publikun dhe në mënyrë të posaçme banorët.

Edhe pse në kontratë parashikohej që në 6 muajt e parë do të identifikoheshin përdoruesit e shpeshtë të rrugës për të përfituar uljen në tarifë, kjo do të bëhet për 60 ditë, dhe kur të nisë sërish aplikimi i tarifës, Kryeministri siguroi se ky sistem do të ketë përfunduar.
Rama: Do të mund të marrin abone që vetvetiu reduktojnë çmimin. 120 mijë euro që kompania i vendos në dispozicion të bashkisë për banorët më në nevojë. Fjala vjen, nëse njerëzit do shkojnë në spital, duke filluar që nga ata që kanë nevojë për të bërë dializën dhe që e kanë të domosdoshme ta kalojnë rrugën 3 herë në javë, nuk mundet as t?ju themi që ju do paguani sa herë të kaloni tarifën e plotë dhe as t?i lëmë të paguajnë. Përdoruesit e tjerë duhet të paguajnë 5 euro dhe mos ta diskutojnë fare. Nuk ka shans që të tërhiqemi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/demin-do-e-paguaje-buxheti-rama-5-euroshi-rrugen-e-kombit-i-panegociueshem

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS