Flasin banorët në Kukës: Policët na terrorizuan, na erdhën me armë e maska në 4 të mëngjesit
Një ditë pas protestës së dhunshme në pikën kufitare të Kalimashit, në Rrugën e Kombit, forcat e shumta të RENEA kanë ?blinduar? qytetin verilindor, duke kryer kontrolle për kapjen e personave të përfshirë në protestë.
Report Tv ka arritur të kontaktojë disa persona, të cilët kanë pohuar se janë kontrolluar nga policia në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shumë qytetarë janë mbledhur sot para komisariatit në Kukës, me pretendimin se u janë arrestuar familjarët e tyre.?Policia na ka ardhur në 4 të mëngjesit për kontroll. Arrestimet për pjesëmarrje në protestë. Policia me armë dhe maska në duar, na terrorizuan. Nuk e dimë ku i kanë çuar të afërmit tanë?, thanë ata.