Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini thotë se tarifa që aplikohet në Rrugën e Kombit është e lartë dhe thotë se qeveria shqiptare duhet ta rishikojë. Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Ukshini thotë se Kosova s?kishte dijeni për nivelin e tarifës dhe se ai është takuar me ministrin Gjiknuri për këtë çështje. Ukshini thotë se taksa mund të jetë e nevojshme, por jo në këtë nivel, pasi dëmtohen qytetarët e Kosovës dhe do të ulen vizitorët.
Ambasadori u pyet dhe për ngjarjen e fundit që ka tensionuar Prishtinën, për rastin ?Gjuriç?, ku Ukshini tha se ishte provokim i Serbisë . Ai shtoi se qeveria nuk mund të jetë peng e Listës Serbe.
Zoti Ukshini përjashton mundësinë që në Kosovë të ketë influenca ruse.