Report TV - Kontrollet e befasishme të policisë në Kukës

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohesh organizatorët dhe dhunuesit e policisë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë nëse ka të arrestuar për protestën, por burime konfidenciale kanë konfirmuar për Report TV se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar 35 persona, të cilët po pyeten në komisariat dhe po identifikohen se cilët kanë qenë të dhunshëm në protestë, për të lëshuar urdhër-arreste ndaj tyre.

Share This Video


Download

  
Report form