Report TV - Avokati Shehu: Gjykata faktoi paligjshmërinë e zgjedhjeve në FSHF

Report TV 2018-05-12

Views 1

Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar zgjedhjet e FSHF ?së( Ferederata Shqiptare e Futbollit), asambleja zgjedhore e datës 7 shkurt nuk është ende legjitime dhe për pasojë drejtuesit e futbollit shqiptar nuk mund të marrin vendime. Abuzimet dhe paligjshmëritë e disa shoqatave që votuan janë faktuar në gjykatë, për ta sqaruar nga ana juridike Report Tv kontaktoi me avokatin, Fatjon Shehu që deklaron se Federata u mundua të manipulojë opinionin publik me reagimin zyrtar. Shehu shprehet:

Në datën 13 mars gjykata u ka dhënë kohë deri ne datën 26 mars që të plotësojnë dokumentacionet e munguara, një pjese e dokumentacioneve të munguara ishin: kush janë anëtarët që kanë votuar, subjektet a janë të regjistruara në QKB apo regjistër publik në gjykatë nëse do ishte shoqata, kur kanë marrë mandatet e tyre, dhe një serë dokumentesh ligjore që janë detyrim për tu plotësuar. Dhe nga data 13 mars është vendosur afati deri në 26 mars, pra kanë pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të plotësuar këto dokumente nëse do ishin të ligjshme. Gjykata ka marrë një vendim dhe në vendimin e argumentuar të gjykatës thuhet se: konstatohet që votojnë subjekte anëtare që nuk vërtetohet që janë të regjistruara as në gjykatë dhe as në QKB.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS