Report TV - Vrasja e Zerif Alliut në Devoll gjykata lë në burg David Myrten, flet avokati

Report TV 2017-07-04

Views 0

Gjykata e Korçës ka lënë në burg David Myrten autorin e dyshuar për vrasjen e Zerif Alliut në Devoll, tre ditë më parë.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg.

Autori i dyshuar ka mohuar autorësinë përpara trupit gjykues, duke deklaruar se dëshmia kundër tij është bërë nga një person me probleme mendore.

"Nuk kam lidhje me ngjarjen. Nuk jam unë autori. Personi që më identifikon mua është me lajthitje. Më ngatërron mua unë kam qenë me shokët e mi në fshat dhe ata mund ta dëshmojnë këtë gjë", mësohet të jetë shprehur Myrte.

Ndërkohë policia nuk pranon deshminë e personave të pretenduar nga David Myrte, pa urdhrin e prokurorit të çështjes.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS