Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një konferencë të jashtëzakonshme në orët e vona të pasdites së sotme, kryeministri Edi Rama ka dënuar dhunën e protestuesve në Rrugën e Kombit.
Me një gjuhë të prerë, Rama tha se të aktet në Rrugën e Kombit ishin krime të rënda dhe si të tilla do të ndëshkohen me forcën e ligjit.
Rama: Aktet në aksin e Rrugës së Kombit janë krime të rënda. Ju siguroj se këto krime do të ndëshkohen me gjithë rëndesën e forcës së ligjit. Kush e vuri atë zjarr, kush ushtroi vandalizëm mbi pronën publike dhe private dhe kush guxoi të ngrejë dorë mbi forcat e policisë duke cënuar rendin dhe sigurinë e shumë udhëtarëve përmes bllokimit të dhunshëm të lëvizjes nga dy anët e kufirit nuk do të ketë asnjë shans ti shpëtojë ndëshkimit të ligjit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-paralajmeron-gjuha-e-benzines-do-te-marre-pergjigjen-e-merituar