Rama: Kushdo qe ngre dore mbi policine, do marre pergjigjen e merituar

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të hënën se koha kur qytetarët ishin rëndom në mëshirën e kriminelëve ka marrë fund dhe se këta të fundit do të marrin përgjigjen e merituar sa herë të kërcënojnë qytetarët apo Policinë e Shtetit.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të javës së kaluar, kur një grabitës u vra dhe një tjetër u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë në Fier, Rama tha se ?do të kishte qenë shumë më mirë nëse grabitësit do të ishin dorëzuar pa qenë nevoja që njëri prej tyre të humbte jetën, por nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armën dhe me armë kërcënojnë jetën e qytetarëve dhe policëve, kjo ishte dhe mbetet e vetmja përgjigje që ata mund të marrin dhe e vetmja përgjigje që do të meritojnë në çdo rast. Koha kur qytetarët ishin rëndom në mëshirën e kriminelëve, kur grabitësit hynin e dilnin nga banesat dhe bizneset e qytetarëve si në një han pa porta ka marrë fund, dhe ka marrë fund një herë e mirë.?
Efektivët e Policisë së Fierit që luftuan me autorët që tentuan grabitjen e familjes së Minella Muçit u dekoruan nga kryeministri Rama. Duke kujtuar se ishte i njëjti grup që bëri të mundur edhe kapjen e autorëve që vranë në Agur Vrenozin, kreu i qeverisë tha se kundër atyre që do të ngrenë armët kundër policisë nuk do të ketë kompromis.

Ashtu si kreu i qeverisë, edhe ministri i Brendshëm u tregua i ashpër ndaj atyre që kërcënojnë jetën e policeve të shtetit dhe qytetareve shqiptarë.

?Askush nuk është i lumtur kur humbet një jetë, qoftë kjo edhe e një personi të përfshirë në krim, por nga ana tjetër ne nuk mundemi të jemi aspak të druajtur që Policia e Shtetit t?i përgjigjet në mënyrën e merituar kujtdo që jo vetëm kryen veprimtari kriminale, por më shumë akoma sulmon me armë punonjësit e Policisë së Shtetit.?

Ndërsa vlerësoi me medalje 5 efektivet e policisë së shtetit në Fier,kreu i qeverisë paralajmëroi një tjetër proces për krerët e policisë në 12 qarqe, ku do të ketë një ballafaqim publik me qytetarët për forcimin e rolit të policisë në komunitet.

Kryeministri tha se reforma në Policinë e Shtetit vazhdon dhe se 2017 kishte numrin më të ulët të vrasjeve në 25 vite si dhe numrin rekord të veprave penale të zbuluara./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form