Noka: Qytetarët s’janë kriminelë, të hiqet tarifa grabitqare në Rrugën e Kombit

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pas dhunës në protestën e Rrugës së Kombit, deputeti i PD zgjedhur në Kukës, Flamur Noka i bën thirrje Ramës që mos guxojnë të provokojnë qytetarët, sepse sipas tij zemërimi i tyre do t?i marrë përpara.

Ai thotë se qytetarët e revoltuar nga taksa nuk janë kriminelë. ?Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë? deklaron ai.

Nga protesta në Kukës 13 policë dhe disa qytetarë u plagosën, ndërsa pritet që të arrestohen autorët e dhunës.

Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.

Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.

Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.

Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS