Gjykata e Tiranës nuk regjistron Armand Dukën President të Federatës Shqiptare të Futbollit i rizgjedhur për herë të 5 në Asamblenë e 7 shkurtit. Ky vedim e ka futur FSHF në ngërç, në një situatë tepër të vështirë, si juridike ashtu edhe në imazh, shkruan Vipsport. Pasi u zgjodh presidenti i ri, Armand Duka dhe 9 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i Asamblesë Zgjedhore u dërgua në Gjykatën e Tiranës për regjistrim. Abuzimet dhe paligjshmëria që u denoncuan nga kandidati Bashkim Fino, tashmë janë faktuar në Gjykatë. Pasi kërkuan të bëjnë regjistrimin e vendimit të Asamblesë, Gjykata u ka kërkuar që vendimin e Asamblesë ta bashkangjisin me listën e të gjithë anëtarëve që votuan, a janë ata të regjistruar në Gjykatë apo QKB, si janë të organizuar, kush ua dha mandatet për delegim vote, etj. Në pamundësi për të fshehur që shumë prej votuesve kanë qenë të paligjshëm, të paregjistruar në Gjykatë apo QKB, ose të mandatuar në mënyrë abuzive, mësohet se Gjykata vendosi për të mos regjistruar vendimin e Asamblesë. Një vendim i pritur nga Bashkim Fino dhe stafit të tij, pasi ishte një strategji juridike e planifikuar si para dhe pas zgjedhjeve. Përpos denoncimit publik të manipulimit, u punua që të flasë edhe drejtësia mbi këto abuzime, për t?i treguar sportdashësve se falsifikimet do dalin në dritë.