Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon" /> Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon"/>

Ora News - KPK dorëzon "dosjen" e Llallës në Prokurorinë e Durrësit

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon për Ora Neës se i ka çuar materialet për ish kryeprokurorin Adriatik Lalla në Prokurorinë e Durrësit. Në përgjigjen zyrtare të përcjelle Ora News, KPK sqaron se dosja ndaj ish kryeprokurorit i është përcjellë kesaj prokurorie që në 15 Mars e zbatim të ligjit dhe kushtetutes, pas një kërkese të vete kesaj prokurorie

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në zbatim rigoroz të Kushtetutës dhe ligjit, i ka vënë në dispozicion këtij organi më datë 15 mars 2018 dosjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla" thuhet në reagimin e KPK-se."

KPK ka ndërprerë vettingun për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla pas kërkesës së tij për dorëheqje nga sistemi I drejtesisë.

Ora News iu drejtua me një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Durresit për të marrë informacion nëse ka apo jo ndonjë hetim ne këtë prokurori për ish kreun e akuzës, apo nëse materialet ende janë në fazë verifikimi.

Por deri tani redaksia e lajmeve të ora neës nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga prokuroria, e cila ka njoftuar se do të përgjigjet brenda afatit ligjor. Fillimisht ka qënë Deutche Welle që me burime diplomatike njoftoi lajmin për nisje e hetimeve për ish kryprokurorin dhe me pas lajmi u përhap edhe ne mediat vendase ndërkohë që prokuroria nuk ka folur ende zyrtarisht

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kpk-dorezon-dosjen-e-llalles-ne-prokurorine-e-durresit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS