Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Analisti Afrim Krasniqi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News, thotë se deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndaj ambasadorit amerikan ishte gati gati një deklaratë politike.
Ai deklaroi se mos dhënia e vizave ambasada amerikane ndodh edhe në vende të tjera si një mënyrë për të ndalur zyrtarët e korruptuar.
Krasniqi thotë se pas kësaj deklarate, ishte e pritshme që Prokurori Llalla të jepte dorëheqje.
Krasniqi: Konflikti do të thellohet në të ardhmen jo vetëm me ambasadorin amerikan. Ne në Kushtetutë ne kemi përfshirë misionin ndërkombëtar që përfaqësohet nga ambasadori i SHBA dhe i BE-së. Në këtë lloj shqetësimi nuk shoh ndonjë problem tek ambasadori. Në çdo vend, një numër zyrtarësh nuk marrin viza, ose ndëshkohen në mënyrë publike si një shenjë e vullnetit antikorrupsion për të nxitur shoqërinë civile për të reaguar ndaj rasteve korruptive dhe Shqipëria është një model antikorrupsioni.
Reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, nëse nuk thuhej se ishte Prokurori i Përgjithshëm, ishte reagimi i qytetarit të revoltuar në atë që quhet gjuha e kafeneve të politikës. Nuk ishte deklaratë institucionale dhe nuk përmendte asnjë nen në Kushtetutë. Ishte tërësisht personale, emocionale dhe deri diku një nivel degradues të asaj që do të donim të ishte Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri. Është e pafalshme që kryeprokurori shqiptar të akuzojë SHBA-të për shantazh, për blerje votash, për mesazhe kërcënuese, të përmendë personazhe të luftës politike në Amerikë. Këto i thonë njerëzit në kafene.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/krasniqi-deklarata-e-llalles-ndaj-ambasadorit-lu-politike/