Report TV - Pagesa për Rrugën e Kombit, Rama: Ideja u hodh që në kohën e Berishës

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pagesa në Rrugën e Kombit është bërë temë debati në seancën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama është përplsaur me kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ky i fundit e ka quajtur të pacipë për vendimin për të taksuar Rrugën e Kombit. Nga ana e tij, Rama sqaroi se vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit e ka zanafillën në vitin 2010, kur vendi qeverisej nga Sali Berisha, duke thënë se kryeministri i asaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces, por dështoi se nuk e mirëmbajti dot rrugën.

"Debati mbi këtë temë nuk ja vlen, është debat që nuk ka dy anë që diskutojnë në rrugën e arsyes, por ka një anë që ecën në rrugën e arsyes dhe një anë tjetër që nuk mban përgjegjësi për atë që thotë. Ja vlen shpjegimi, pasi kjo është eksperiencë e parë për vendin tonë, që është i vetmi vend në Evropë e rajon që deri më sot nuk ka pasur asnjëherë një eksperiencë të tillë. Vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit, se nuk është taksë, e ka zanafillën më 2010. Kryeministri i kësaj kohe mori iniciativën për të hapur këtë proces dhe tha publikisht si rrallë në karrierën e tij atë që sot e mohon. ?Ne e ndërtuam për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot?, kjo nuk është një fjalë kot. Pamundësia e mirëmbjajtjes ka sjellë degradime në atë aks, rrëshqitje, rënie, përmbysje.

Share This Video


Download

  
Report form