http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur nga kjo e hënë aplikimi i tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit.
Në ditën e pare nuk janë konstatuar probleme, ndërsa ka pasur prezencë të shtuar të forcave të policsë, për të shmangur incidente të tjera.
Protesta këtë here ka qene ne përmasa shume me te vogla.
Kompania koncesionare ka shpjeguar se janë 10 sportele ku do të kryhet pagesa, ndërkohë që vetëm për banorët e Kukësit janë vënë në funksion 2 sportele.
Të vetmit që janë lehtësuar shumë nga kjo pagesë janë banoret e Kukësit Hasit e Tropojës të cilët protestuan ashpër me 31 mars.
Për ta pagesa do të jetë 100 lekë të reja. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.
Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Në vendimin zyrtar të qeverisë janë 3 kategori që përfitojnë nga skema lehtësuese për përdoruesit e rrugëve.