Rama: Banoret e Kukesit nuk perjashtohen nga pagesa per Rrugen e Kombit

RTV KLAN 2018-05-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se banorët e zonës që preken nga tarifa 5 Euro e Rrugës së Kombit, kryesisht qytetarët e Kukësit, nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, shefi i qeverisë deklaroi se në asnjë vend nuk aplikohet standardi që banorët e zonës që preken më së shumti nga tarifa që duhet të paguajnë në rrugën ku kalojnë, të përjashtohen. Është pikërisht kjo kategori, theksoi Kryeministri, që përdor më së shumti Rrugën e Kombit dhe duhet të paguajë tarifën për këtë autostradë.

Megjithatë, sipas kontratës me koncesionarin, kompania e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit do t'i japë çdo vit 120 mijë Euro Bashkisë së qytetit. Këto para do të përdoren si kompensim ndaj transportit publik duke iu lehtësuar në këtë mënyrë barrën e tarifës në Rrugën e Kombit.

"Lidhur me banorët e zonës, nuk ekziston në asnjë vend një teori që përjashotn banorët nga detyrimet, pasi ata janë përdoruesit. Në të ardhmen vihet pagesa e një rruge tjetër, le të themi Tiranë-Durrës. Si i bëhet? Gjithë banorët do përjashtohen? Nuk ndodh! Janë 120 mijë Euro që kompania i jep pushtetit vendor për t'i përdorur për të lehtësuar barrën duke hequr nga të gjithë ata që do përdorin transportin publik apo me privat, pra ata nuk kanë asnjë tarifë për të paguar dhe nuk ka asnjë barrë mbi këdo që do përdorë këtë transport. Pagesa e kompanisë për Bashkinë është që të gjithë operatorëve që japin këtë shërbim, kompenson dhe nuk i kërkon autobusit apo furgonit që të paguajë kur kalon", deklaroi Kryeministri në Parlament.

Ashtu sikurse ministri Gjiknuri, edhe Kryeministri tha se brenda 6 muajve do të aplikohet abone me çmim më të reduktuar për ata që udhëtojnë shpesh në Rrugën e Kombit.

Share This Video


Download

  
Report form