Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka mbrojtur vendimin për taksën e Rrugës së Kombit.
I pyetur nga mediat, ai nënvizoi se kjo ishte forma më e mirë e mirëmbajtjes së aksit duke qenë se kostot janë të larta.
Haxhinasto: Është trajtuar vendosja e taksës si mënyra e vetme duke pasur parasysh mundësitë që kishte buxheti i shtetit, që kanë qenë në nivelet më të ulëta të financimit të rrugëve, veçanërisht në 2016 që ka qenë 30% e buxhetit. Kjo ishte mënyra e vetme për të përfunduar një rrugë që kërkonte dhe kërkon investime shumë të mëdha, mbi 100 milion euro për të përfunduar, për tu përmirësuar dhe për të bërë një mirëmbajtje jo vetëm rutinë por edhe periodike, e cila kërkon ndërhyrje.
Por ai shtoi se gjatë diskutimeve u kërkua përzgjedhja e tarifave më të ulëta në rajon.
Haxhinasto: Personalisht kam kërkuar të ishte tarifa më e ulët për rajonin, ky ishte kushti i parë. Së dyti, duhet të bëheshin patjetër investime ndërkohë, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e rrugës dhe plotësimin e saj me ato elementë që i mungojnë. Unë patjetër që u qëndroj qëndrimeve që kam pasur atëherë dhe besoj se janë qëndrime të drejta, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksimi-i-rruges-se-kombit-haxhinasto-e-vetmja-mundesi-ta-mirembajtur