Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raporti i Dhomës Amerikane për uljen e klimës së të bërit biznes në Shqipëri ka shkaktuar një debat të fortë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohej impakti i formulës së re të taksës së pronës dhe ulja e pragut të TVSH-së për bizneset.
Por kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të kreut të Komisionit të Ekonomisë, i cili u shpreh se bizneset e mëdha në Shqipëri nuk paguajnë tatim-fitim prej 15 vitesh.
Erjon Braçe: Po ta them që do ta sulmoj cilindo që përdor pasurinë kombëtare të këtij vendi dhe nuk i kthen mbrapsht asnjë qindarkë nga tatim-fitimi, kaq.
Agron Shehaj: 142 sipërmarrës. Dhe nuk e di fare për çfarë po flisni.
Erjon Braçe: 142 se është dhe Rezart Taçi aty akoma.
Nënkryetarja, Jorida Tabaku, ngriti si shqetësim se janë konsumatorët që do të paguajnë kostot shtesë në rritjen e taksës së banesave.
Jorida Tabaku: Rritja me 1 prill e taksës së pronës bashkë edhe me rritjen e faturës së ujit me 40% për një pjesë të madhe të qyteteve shkon pothuajse me një pagë mujore për një familje të mesme.
Arben Ahmetaj: 146 lekë në muaj dhe po do një shtëpi 110 metra e re është 220 lekë në muaj, 2200 lekë të vjetra në muaj. Ku është rritja këtu?
Debate në Komision shkaktoi edhe përfshirja në TVSH e bizneseve që kalojnë xhiron mbi 2 milion lekë në vit. Sipas Ministrit Ahmetaj, kjo taksë nuk do të ketë në çmime dhe koston e biznesit por ky argument nuk u pranua nga deputeti demokrat Agron Shehaj.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ankesat-e-biznesit-amerikan-taksa-e-prones-dhe-tvsh-ndezin-debatin-tek-ekonomia