http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rasti i 18 emigranteve shqiptare qe u shpëtuan ne nje gomone ne rrezik mbytjeje ne ngushticën e La Manshit ka rindezur debatet per daljen ose jo te Britanisë nga unioni. Zerat per braktisjen e Bashkimit Europian jane rikthyer fuqishëm, pasi çështja e emigracionit ka qene nje pike e nxehte per kundërshtaret e fushatës pro qëndrimit. Ata kane shfrytëzuar rastin dhe kane përsëritur thirrjet per forcimin e kontrolleve ne kufi.Nigel Farage, lideri i partisë se ekstremit te djathte UKIP deklaroi se Britania s?duhet te beje gabimin qe BE beri ne Mesdhe, pasi ka gjasa qe kanali i La Manshit te kthehet ne morg. Duke iu referuar rastit me te fundit, ai tha se emigrantet shqiptare qe arrijnë ne breg ilegalisht me anije nuk duhet te lejohen te qëndrojnë dhe as te tjetër qe do te mbërrijnë. Mbështetës te kësaj fushate kane risjelle deklaratat e mëparshme te politikaneve britanike, si sekretarja e Brendshme Theresa May. Ajo ishte shprehur se lëvizja e lire ne vendet e BE e ben me te vështire kontrollin e emigracionit. Ne nje tjeter rast citohet ligjvënësi Iain Duncan-Smith, qe thotë se Britania po humb kontrollin e kufijve te saj. Po kështu edhe tabloidi ?The Sun? e përshkruan ngushticën e La Manshit frontin e ri te krizës se emigranteve. Megjithatë, sipas Agjencisë Kombëtare per Krimin ky lloj trafiku nuk është diçka e re, pasi incidente te anijeve qe përdoren per trafikun e paligjshëm te emigranteve janë regjistruar edhe me pare. Trafikantet sipas nje raportimi te kësaj agjencie, paguhen deri ne 17 mije dollarë per kalimin e emigranteve. - See more at: http://vizionplus.al/brexit-shqiptaret-ndezin-debatin/#sthash.nfxb6fUC.dpuf