Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse qeveria u tërhoq nga ligji për importin e mbetjeve, Partia Demokratike i qëndron kërkesës së saj për zhvillimin e një referendumi popullor për këtë çështje.
Kërkesën demokratët e kanë depozituar në Kuvend në 29 shtator të vitit 2017, ndërsa Komisioni i Ligjeve e mori këtë të martë në shqyrtim.
Deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se vendi ndodhet para riskut të mundësisë së rikthimit të importit të mbetjeve dhe këtë e lidhi me ndërtimin e inceneratorëve.
Byklykbashi: Ngritja e tre inceneratorëve me kapacitete shumë më të larta se mbetjet në Shqipëri është tregues i qartë i planit që është më pas. Të dhënat që sot e kësaj dite hetohen nga prokuroritë e Romës dhe një nga prokuroritë e jugut të Italisë në lidhje me hyrjen në Shqipëri të kontenierëve me mbetje toksike janë fakt.
Komisioni nuk mori një vendim teksa mazhoranca kërkoi kohë, duke sugjeruar që kërkesa e opozitës për referendum më parë ti kalojë për mendim Komisionit të Veprimtarive Prodhuese.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-nuk-heq-dore-nga-referendumi-importin-e-mbetjeve-risku-real