PR nuk heq dore nga Durrësi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me këto pak fjale e përkufizoi Fatmir Mediu marrëdhënien me demokratët, mbi kandidimin e Agron Dukës në Durrës për zgjedhjet e 21 qershorit. Ne kushtet kur nuk ka një marrëveshje, republikanët nuk tërhiqen nga kandidati i tyre për kryebashkiak të qytetit bregdetar. Mediu tha për mediat se takimi i një dite më parë me kryedemokratin Lulzim Basha, nuk prodhoi asnjë rezultat. Por ai sqaroi se është kryer një tjetër sondazh me qytetarët e Durrësit, ku rezulton se Duka është më i pëlqyeri prej tyre. Raportet e acaruara me PR-në, duket se nuk është e vetmja kokëçarje për Lulzim Bashën. Ai ka vendosur që kandidat për Bashkinë Berat, në emër të PD-së të jetë Kasem Mahmutaj, ndërkohë që ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi, prej kohësh po punonte me strukturat partiake dhe elektoratin beratas, për të marrë mbështetjen për kandidim.

Share This Video


Download

  
Report form