Ora News - Paqe për integrimin, pozitë-opozitë kërkojnë hapjen e negociatave

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe opozita kanë ndarë të njëjtin mendim përsa i përket hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Ministri Ditmir Bushati shprehet optimist për marrjen e një rekomandimi pozitiv brenda dy muajsh.

Bushati: Mbetemi shpresëplotë që në prill Komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar edhe mbi logjikën e rekomandimit të 2016.

Por po ashtu Bushati pranon se problemet në vetë shtetet anëtare të BE sjellin skepticizëm në procesin e zgjerimit.

Bushati: Nuk besoj se përbën ndonjë sekret të madh nëse e themi këtu, nuk është një klimë veçanërisht përqafuese.

Deputeti i PD-së, Genc Pollo, po ashtu shprehet se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, por sipas tij kjo nuk duhet të përdoret për kredo politike.

Pollo: Një politizim për përfitime partiake sipas motos "Suksesi vetëm i imi dhe dështimi i kujdo tjetër" duke filluar nga opozita është jo vetëm për të ardhur keq por edhe i dëmshëm.

Nga ana e saj, Ambasadorja e delegacionit evropian në Tiranë, Romana Vlahutin, kërkon plotësimin e të gjitha kushteve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/paqe-integrimin-pozite-opozite-kerkojne-hapjen-e-negociatave

Share This Video


Download

  
Report form