I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, " /> I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, "/>

Ora News - Veseli: Kosova në Shqipëri "nuk njeh" pozitë dhe opozitë por miq

Ora News Lajme 2018-05-28

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, kryetari i parlamentit dhe njëkohësisht i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, vlerësoi se etapa e re, post 1 dekade pavarësi, do ta gjejë Kosovën të integruar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara e në një të ardhme të afert edhe në NATO.

Duke folur për pengesën e vetme, një kompromis të pretenduar me palën serbe, Veseli u shpreh, se Serbisë nuk i mbtetet tjetër alternativë, veç njohjes së pavarësisë së Kosovës, që është një realitet.

Veseli: Jemi pothuajse në fazën pothuajse finale kur Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë.

I pyetur për marrëdheniet mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, kryeparlamentari i Kosovës e kurseu modestinë, duke folur për një relatë, që siç tha ai, është më shumë se e shkelqyer.

Veseli: Marrëdhënie të shkëlqyeshme, kanë qenë tradicionalisht dhe vetëm sa do të intensifikohen. Ne po flasim për marrëdhënie mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat ëhstë pak ti quaj të shkëlqyeshme. Unë nuk njoh pozitë dhe opozitë në Shqipëri, unë njoh miq.

Por numri një i parlamentit të Kosovës, u shpreh i pakënaqur kur flitet për shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Veseli: Në fushën e shkëmbimeve tregtare situata mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk është e kënaqshme. Përderisa tregu i Kosovës dhe Shqipërisë vlon me mallra serbe, greke apo italiane, mallrat e Kosovës në Shqipëri dhe mallrat e Shqipërisë në Kosovë ende kanë barrierra që janë të pakuptueshme.
Veseli foli për reforma serioze, të cilat janë domosdoshmëri për Kosovën, duke e vlerësuar sistemin e arsimit si një prej hallkave më delikate.

Ndërkohë ai garantoi se formimi i Asosacionit të komunave serbe në Kosovë, nuk do të cënoj Kosovën as territorialisht dhe as institucionalisht.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veseli-kosova-ne-shqiperi-nuk-njeh-pozite-dhe-opozite-por-miq

Share This Video


Download

  
Report form