Ora News - 500 të prekur në Shqipëri nga tuberkulozi, 2-3 raste të rënda të izoluara

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Shqipëri 500 persona rezultojnë të prekur me tuberkuloz, prej të cilëve 2-3 janë rezistentë dhe pacientët janë të izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjeve. Në ditën botërore ndaj sëmundjes infektive kronike, Ministrja Manastirliu pa nga afër investimet për në aparatura të ekzaminimeve për pacientët në spitalin e sanatoriumit.

Kequshqyerja, kushtet e vështira të jetësës dhe imuniteti i dobët janë shkaqet kryesore për tu prekur nga tuberkulozi.

Tuberkulozi është është një ndër sëmundjet infektive kronike, e shkaktuar nga bakteri më te njëjtin emër që prek kryesisht mushkrite. Në vendin tonë rezultojnë 500 të prekur nga të cilat 2-3 raste janë në gjende të rëndë dhe personat janë të izoluar.

Silva Bala, Shefja e shërbimit të pneumologjisë në spitalin "Shefqet Ndroqi": Kemi një numër rastesh rreth 500 vit. Në spital janë rreth 15 të sëmurë. Trajtimi i tuberkulozit me 4 antibacilarët kryesorë është i gjithë revoluicioni i kësaj patologjie. Në Shqipëri numërohen 2-3 raste që kanë një rezistent ndaj këtij trajtimi. Këto raste janë të izoluar sepse janë të rrezikshëm.

24 marsi është dita botërore luftës ndaj tuberkulozit. Ministrja e Shëndetëisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i spitalit universitar "Shfqet Ndroqi" Perlat Kapisyzi thanë se lufta ndaj rezistencës së kësaj sëmundje është mbarëbotërore.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë: Një situata të stabilizuar dhe në përmirësim. Incidenca e tuberkulozit për vitin 2017 është një incidencë e ulët e krahasuar me vendet e rajonit, është 16 raste të reja për 100 mijë banorë.

Prof. Dr.Perlat Kapisyzi, Drejtor i Spitalit Universitar "Shefqet Ndroqi": Spitali i cili ka qenë dhe është në ballë të përpjekjeve për parandalimin, diagnistikimin dhe mjekimin e tuberkulozit në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/500-te-prekur-ne-shqiperi-nga-tuberkulozi-2-3-raste-te-renda-te-izoluara

Share This Video


Download

  
Report form