Ora News - “Vrasësi” i heshtur, në Shqipëri 40% të prekur nga hipertensioni

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Statistikat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se rreth 40% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni, presioni i lartë i gjakut.
Mjekët e konsiderojnë si një vrasës të heshtur për shkak se nuk ka simptoma të dukshme por shkakton dëmtime të organeve vitale si zemra dhe veshkat. Në poliklinikën nr.3 të specialiteteve, mjekja kardiologe Manjola Liko thotë në një ditë, paraqiten 20-30 pacientë me probleme me tensionin.
Manjola Liko: ?Mosha më e prekur janë ata mbi 50-vjeç, por ne vëmë re edhe një rritje në moshat e reja në kohën e sotme, të cilët shpeshherë vijnë në zyrën tonë dhe nuk e kanë matur kurrë tensionin. Sidomos tani që janë temperaturat e larta, një moment që mund të kenë pasur në rrugë si gjendje të fikti dhe rastësisht kanë matur tensionin në një farmaci. Aty iu ka dalë një presion shumë i lartë dhe i kanë nisur tek kardiologu.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/vrasesi-i-heshtur-ne-shqiperi-40-te-prekur-nga-hipertensioni/

Share This Video


Download

  
Report form