Ora News - Denoncimi i LSI: Rama emëroi jashtë kritereve kreun e ARRSH dhe AZHBR

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka akuzuar kryeministrin Rama për 2 emërimet e drejtorëve në sektorët kyç.

Deputeti i LSI u shpreh se Rama ka emëruar Afrim Qendron si kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Frida Krifcën si drejtore të Agjencisë për Zhvillim Buqësor dhe Rural, në kundërshtim me ligjin për Administratën dhe jashtë kritereve të Bashkimit Eurpian.

Në fund, Braimllari shtoi se LSI do t?i drejtohet prokurorisë.

Endrit Braimllari: Edi Rama ka emëruar në kundërshtim me ligjin e Shërbimit Civil Drejtorin e Autoritetit Rrugor Afrim Qendro, Drejtorin e AZHBR Frida Krifca, ndonëse ligji e thotë qartë që për këto pozicione drejtuese duhet të fitohet konkursi i trupës së nënpunësve civil të nivelit të lartë drejtues. Të dy këto drejtues, por jo vetëm nuk e kanë fituar këtë konkurs.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/denoncimi-i-lsi-rama-emeroi-jashte-kritereve-kreun-e-arrsh-dhe-azhbr

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS