Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prej më shumë se 30 minuta vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit. Kjo e ka detyruar kryeparlamentarin Ruçi që të ndërpresë seancën, por edhe në rinisje Basha nuk ka pranuar të largohet nga foltorja.
Ruçi i bëri thirrje disa herë Bashës që të lirojë foltoren, por ky i fundit nuk ka pranuar, duke akuzuar mazhorancën se ka hequr internetin në Kuvend për të mos transmetuar fjalën e opozitës.
Basha: Vendimi mund të kishte qenë edhe shumë më i keq, po mos kishte qenë për insistmin tonë si opozitë
(Balla dhe Rama qeshin).
Basha: Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them, dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt.
Basha: Shikoni se çfarë po ndodh! Heqin zërin e opozitës pastaj fusin një zhurmues për të ndërpre valët e internetit për të penguar fjalën e opozitës përmes rrjeteve sociale.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-mban-te-bllokuar-foltoren-e-kuvendit