Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli Bashkiak i Elbasanit vendosi t?i drejtohet me një kërkesë Këshillit të Ministrave për mbylljen e menjëhershme të kompanive që shkaktojnë ndotje në zonën e ish kombinatit Metalurgjik, deri në plotësimin e kushteve.
Vendimi erdhi pasi në raportin përfundimtar grupi i punës i ngritur nga Ministria e Energjetike dhe ajo e Mjedisit është lënë një afat i gjatë kohor për marrjen e masave dhe për më tepër ky grup nuk ka inspektuar të gjitha kompanitë që veprojnë në atë zonë.
Aktualisht një prej kompanive të ferrokromit që vepron në zonën e ish kombinatit metalurgjik nuk përdor pluhurkapëse, ajo është në një proces gjyqësor me Bashkinë e Elbasanit pasi nuk pranon të paguajë taksat elarta të vendosura për ndikimin në mjedis.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-mbyllen-kompanite-qe-shkaktojne-ndotjen-tek-ish-metalurgjiku