Tërhiqet Ministria e Kulturës, pezullohen ndryshimet në projektligjin për artin dhe kulturën

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Kulturës tërhiqet nga ndryshimet që kërkonte të bënte në art dhe kulturë, ndryshime që provokuan komunitetet artistike në vend. Në takimin me dyert të mbyllura për kamerat në ministrinë e Kulturës, u mor ky vendim me presionin që ushtroi rrjeti i organizatave jofitimprurëse aktive në skenën e artit dhe kulturës, e njohur ndryshe si Skena e Pavarur Kulturore.

Andi Tepelena: Ato që kanë të bëjnë me centralizimin e vendimmarrjes dhe kjo do stopohet dhe do të ndalohet dhe ajo që ka të bëjë me bordet artistike për të cilat ishte një pikë e rëndësishme për ne, pra do stopohet. Pra do kalojnë vetëm cështjet e financimeve të varësisë.

Me këtë vendim arrin një fitore edhe komuniteti teatror i cili që në krye të herës ka kërkuar: të mos zhvendoset tek Turbina dhe të spezullohet projektligji. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës nuk pranon të diskutojë rikthimin e Qendrës Kombëtare për Artin dhe Kulturën.

Kastriot Çipi: Kemi dërguar një shkresë zyrtare ku kemi propozuar ndryshime konkrete në pr/ligj sa i përket teatrit. Deri më sot ka kaluar mbi një muaj dhe nuk ka asnjë përgjigje.Unë këtë e shoh si një mungesë dëshirë për të diskutuar me komunitetin teatror në ndryshimet e ligjit për artin dhe kulturën

Kërkohet që projektligji i ri i cili do duhet të hartohet paralel me strategjinë kulturore, t?iu japë më shumë pavarësi institucioneve për artin dhe kulturën, në mënyrën se si zgjidhin drejtuesit dhe se si ata formojnë bordet artistike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/terhiqet-ministria-pezullohen-ndryshimet-ne-prligjin-artin-dhe-kulturen

Share This Video


Download

  
Report form