Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Avokati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo deklaroi se do të apelohet vendimi të cilin e konsideron një verdikt të marrë mbi bazën e një fabule tërësisht të paqenë. Jo vetëm kaq Ardian Visha thotë se standardi i vendosur është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri.
"Do apelohet. Ne e konsideruam tërësisht të paqenë gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm. Është një vendim që për mua është tërësisht i padrejtë, i pambështetur në gjithë sa u relatua dhe u provua nga ana jonë para këtyre gjyqtarëve, por megjithatë ky ishte vendimi i apelueshëm dhe do apelohet.
Për standardin që vendos, për mua, për aq sa mund të them është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/avokati-i-fatos-lulos-vendimi-steke-shume-e-ulet-zor-se-e-kalon-njeri