Basha kujton 22 marsin, Topalli: Zhduke të djathtën dhe opozitën

Report TV 2018-05-12

Views 0

Për demokratët sot është një ditë historike. 26 vjet më parë, pikërisht më 22 mars 1992 Partia Demokratike triumfoi në zgjdhjet e para pluraliste të Shqipërisë post komuniste. Kjo fitore i hapi rrugë proceseve të gjata dhe të vështira të instalimit të demokracisë në Shqipëri pas 45 vitesh nën rregjimin e Enver Hoxhës.
Këto zgjedhje shënuan zyrtarisht kapitullimin e regjimit komusnit, duke i hapur rrugë krijimit të qeverisë së parë demokratike e cila do të udhëhiqej nga Sali Berisha. Shumë vite më pas, Sali Berisha duke rikujtuar këtë fitore, shprehej se ajo ishte një nga ditët më të shënuara të jetës së tij por dhe të historisë së kombit.

?Ditë në të cilën, revolucioni demokratik i filluar në dhjetor të vitit 1990, kulmoi me shembjen, me votën e lirë, të diktaturës dhe sistemit komunist. Megjithatë ajo përbën datën që ndau historinë. Një sistem i bazuar në antivlera u përmbys, një sistem i bazuar në vlera u rindërtua?, do të theksontë Berisha.

Share This Video


Download

  
Report form