Report TV - Basha kujton 2 prillin në Shkodër në ceremoni mungon Topalli

Report TV 2016-04-02

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në përkujtimin e vrasjes së 4 protestuesve të 2 prillit në vitin 1991, ceremoni në të cilën ka munguar deputetja Jozefina Topalli, pasi kjo e fundit ka qenë në Asamblenë parlamentare të Nato-s.

Basha ka bërë thirrje që të zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe të çlirohet vendi nga oligarkia. Ai ka thënë se Partia Demokratike është për një Reformë në Drejtësi që jep drejtësi dhe se Reforma Zgjedhore duhet të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme.


?Duhet të zbatohet ligji i dekriminalizimit. Reforma në drejtësi duhet që të japë drejtësi, ndërkohë që reforma zgjedhore duhet që të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme? ka thënë ai.

Duke u ndalur tek qeveria, Basha ka është shprehur se, sot qytetarët duhet ti dalin përpara regjimit Rama-Meta si 25 vite më parë, pasi qeveria po mendon të pasurohet për vete duke varfëruar qytetarët.

?Ti dalim përpara të keqes si 25 vite më parë. Regjimi i Ramës mbjell ndasi, urrejtje e diskriminim. Qëllimi i qeverisë është pasurimi për vete. Kjo është një aleancë e pashembullt me krimin. Duhet të tregojmë vendosmëri për të hapur kapitullin e demokracisë. Jemi përballë tyre, më të bashkuar e të shumtë që të çlirojmë Shqipërinë nga kthetrat e oligarkisë Rama-Meta? ka thënë Basha.

Share This Video


Download

  
Report form