Rudina/ Qente e rruges, gazetarja debat me vullnetarin e Arsa (22.03.2018)
Qentë e rrugës janë një nga problemet që pothuajse çdo ditë kanë qytetarët e Tiranës të cilët shpesh bëhen të rrezikshëm për cilindo.
Dhe pikërisht kjo ka qenë temë debati në studion e ?Rudina? në Tv Klan duke u nisur nga një rast konkret i gazetares Fatma Haxhialiu, e cila ka bërë publik rastin që në afërsi të 21 Dhjetorit bashkëshorti i saj që është veteriner është sulmuar dhe kafshuar nga qentë e rrugës. Të ftuar në studio ishin po ashtu gazetari Gentian Minga dhe vuullnetari i ARsA Ariel Vasili.
?Rasti i bashkëshortit tim të cilin unë e bëra publik nuk është rasti i parë, ka patur edhe dy kafshime të tjera në lagjen tonë. NJë fëmije të vogël iu sulën një tufë qensh dhe arriti të shpëtojë pasi hipi në një gardh rrethues dhe ka qëndruar aty derisa njëerëz të tjerë e kan shpëtuar, dhe një rast tjetër ka qenë një fëmijë tjetër. Pas rastit të bashkëshortit vendosa të reagoja sepse në radhë të parë duhet siguria e njërëzve dhe këto qen që janë problematikë të merren dhe të rehabilitohen?, tha Haxhialiu.
Gjatë emisionit Haxhialiu u përplas me Vasilin i cili akuzon se mënyra e kapjes së qenve për ti larguar nga qyteti nuk është e duhura, por sipas tij duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me ta.
Ndërkohë veterinerët thonë: Nëse ne do t?i mësojmë t?i keqtrajtojmë me siguri mbrapsh do të marrim agresivitet.