TIRANE - Në çdo orë të ditës në rrugët e Tiranës, por jo vetëm, të zë syri gjithnjë kafshë të braktisura e sidomos qen rrugësh siç quhet ndryshe, të cilët shpesh herë bëhen burim sëmundjesh. Edhe pse është premtuar shumë për mirëmenaxhimin e kësaj situate, nga ana e pushtetit lokal nuk është bërë aq sa duhet. Vetë veterinerët shprehen të shqetësuar për këtë situatë pasi qentë e rrugës janë kërcënim për përhapjen e një sërë sëmundjesh.