Një notere është arrestuar në Shkodër e akuzuar nga prokuroria e këtij qyteti për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Blutë e Shkodrës arrestuan noteren Majlinda Dibra pasi ndaj saj u depozitua një kallëzim për tjetërsim prone.
Report Tv ka mësuar se tre kallëzuesit i thanë prokurorëve se kontrata e dhurimit përpiluar nga noterja Majlinda Dibra përmes të cilës shtetasi Gëzim Deltina duronte banesën në të cilën ata jetonin është e falsifikuar.
Ky falsifikim ndodhur më 12.09. 2017 çoi në tjetërsimin e pronës në të cilën tre kallëzuesit kishin të drejta pronësie. Prokurorët kanë zbuluar se firmosësi aktit të dhurimit Gëzim Deltina ka ndërruar jetë më 9.03.2017 pra 6 muaj përpara se të nënshkruhej akti dhurimit.
Nga ekspertimi grafik i shkrimit konkludohet se shkrimi emër mbiemër në kontratën e dhurimit të pasurisë së paluajtshme nënshkruar nga Gëzim Deltina nuk i përkasin atij. Deklarimet në prokurori të noteres Dibra me ato të përfituesve të pronës kanë qenë kontradiktore. Përballë 8 provave të siguruara, prokurorët kanë kërkuar masën e arrestit me burg.